Danimarka arreston vajzën e bashkëpunëtores së Presidentit të Koresë së Jugut

173

Danimarka arreston vajzën e bashkëpunëtores së Presidentit të Koresë së Jugut

Chung Yoo-ra është arrestuar nga autoritetet daneze në qytetin verior të Aalborg për shkak se ka shkelur lejen e qëndrimit që i përcakton viza.

Ajo është vajza 20-vjeçare e një prej figurave më të rëndësishme të përfshirë në një skandal korrupsioni që çuan në shkarkimin e Presidentit të Koresë së Jugut Park Geun –hye.

Mamaja e vajzës, Choi Soon – sil ëstë akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit dhe ka pasur akses në dokumentet zyrtare me ndihmën e Presidentit të shkarkuar.

20-vjeçarja Chung ishte anëtare e ekipit kombëtar të kuajve të Koresë Jugore dhe ishte trajnuar në Gjermani.

Pas arrestimit të saj në Danimarkë, autoritetet koreano-jugore po përgatisin kërkesën për ekstradimin e saj.

Comments