DAP: 37 kompani të amnestuar nga pagesa e tatimit

357

Tridhjetë e shtatë kompani nga Shkupi të ndihmuar nga të punësuar në DAP gjatë vitit 2015 dhe 2016 arritën që të shmangin pagesën e një debie prej milionash për tatim të fitimit.

Këtë sot e njoftoi drejtoresha e DAP Sanja Lukarevska e cila tha se midis kompanive ka edhe firma private dhe shtetërore dhe se ato janë pjesë e listës së debutuesve që e ka publikuar Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Për rastin, siç tha drejtoresha, kundër dy personave të punësuar në DAP është ngritur procedurë disiplinore, por hetimi do të zgjerohet. Midis të involvuarve, siç theksoi, janë edhe persona me funksione të larta drejtuese përgjegjës për monitorimin e sistemit.

Comments