Inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) kanë kryer këtë muaj kontrolle të rrepta në Çarshinë e Shkupit dhe në Qendrën Tregëtare ” Mavrova” duke dhënë dënime ekstremisht të larta për pronarët e bizneseve duke i detyruar shumë prej këtyre të fundit të mbyllin po ato biznese transmeton Faktiditor.ch.Në vijë të kësaj kanë ardhë edhe disa reagime nga ana e këtyre pronarëve të cilët thonë për Faktiditor se ato janë shumë të larta ,madje edhe të papërballueshme për t’a duke i detyruar edhe ti mbyllin bizneset e tyre dhe duke i lene ne meshire te fatit .Ata nuk kanë treguar për hapat e mëtejshëm të tyre në ndërkohë që kanë kërkuar që të shqyrtohen edhe njëherë këto dënime drakonike dhe ata të kenë mundësi që të rinisin me punën .Nga DAP nuk kemi për momentin ndonjë përgjigje më të detajuar rreth kësaj cështjeje./Faktiditor.ch/