Darka “parazgjedhore” me arsimtarët në Drenas kushtoi 7676 euro

223

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke u ndërlidhur me rezultatet e studimit PISA për Kosovën, ka vlerësuar rrethanat e pafavorshme në arsimin e Drenasit.

Ai prezanton edhe faturën e darkës me arsimtarët në Drenas disa javë para zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune, në të cilën merrnin pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, transmeton Koha.net.

 

Fatura nga kjo darkë tregon se ajo kushtoi 7676 euro. Sa para të taksapaguesve do të shpenzohen nëse këso ahengjesh organizohen në të gjitha komunat? Kjo mbetet të shihet.

Në vazhdim postimi i plotë i Xhavit Drenorit:

Diçka rreth arsimit në Drenas / Kosovë dhe rezultatet e studimit të PISA
DKA-ja në Drenas mban mësimdhënës me diploma fallco.
DKA-ja në Drenas vazhdon të pranoj mësimdhënës me diplomë të shkollës së mesme.
DKA-ja në Drenas angazhon mësimdhënës pa konkurs.
DKA-ja në Drenas, me paratë për transport të nxënësve paguan denime në gjykatë për shkak të shkeljeve ligjore.
Dhe finalja:
DKA-ja në Drenas nuk organizon transportin për fëmijët me aftesi të kufizuara (obligim ligjor dhe moral) sepse ato para i hargjon për dreka dhe darka në fushata zgjedhore. (Shih fotot 1 dhe 2).
A nuk është ky KRIM?
PS.: Ministri i Arsimit ishte njoftuar edhe publikisht për shkeljet në Drenas. Në vend të reagimit, erdhi dhe festoj e darkoj me drejtorin e DKA-së dhe mesimdhënësit e Drenasit.
A nuk është ministri bashkfajtor në krim që po i bëhët arsimit në Drenas?!
Nejse, ministri është “ekspert” ligjor dhe me siguri e din më mirë!

Drenori ka shoqëruar këtë postim edhe me dy dokumente dhe një shkrim të tij të mëhershëm, të botuar në “Kohën Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Comments