Dashnor Deliallisi, shkaktari i aksidentit tragjik ka qenë i dënuar për tentativë vrasje

Dashnor Deliallisi është shkaktari i aksidentit tragjik ditën e sotme në Sukth të Durrësit ku humbën jetën 3 vajza që udhëtonin në një makinë dhe vet 36-vjeçari që shkaktoi aksidentin.
Deliallisi ka qenë i dënuar në vitin 2011 për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. 36-vjeçari duket se ishte adhurues i makinave luksoze dhe frekuentonte jetën e natës, sipas fotove të tij në rrjetin social në Facebook.

Portali ‘Durrës Lajm’ shkruan se Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar.
Deliallisi udhëtonte sot në sens të kundërt të rrugës në autostradën Tiranë – Durrës dhe u përplas me një tjetër makinë, brenda së cilës udhëtonin tre femra. Nga aksidenti tragjik, humbën jetën të katërt personat./SYRI.net/