Daut Dauti: I kërkoj falje atyre që i kam lustruar pa fakte dhe argumente

242

Gazetari Daut Dauti i përgjigjet akuzave të gazetarit Branko Geroski, këto komente Daut Dauti i bën në profilin e tij në Facebook, transmeton TetovaSot.

“Kam dashur që të dëgjoj si një koleg më të vjetër, por ti e di se kemi qenë gjenerata e re në studimet interdiciplinare për gazetari, dhe një tutori të tillë prej më të vjetri e mënjanoj, por këshillën tënde do ta trajtoj si qëllimmirë, si nga kolegu me të cilin shpesh herë na u kanë përplasur rrugët qysh nga studime, në ndryshimet demokratike në shoqëri, revolucioni në sferën mediale, deri te bashkëpunimi i përbashkët përmes ‘Dnevnik’ e puna pedagogjike me studentët e rinj përmes MIM.

Pasi që këshillën po e marr me qëllim të mirë, kështu edhe do të veproj. Për këtë arsye, publikisht i kërkoj falje atyre për të cilët kam votuar pro lustrimit të tyre nëse në dosjet e tyre nuk ka pasur elemente dhe fakte për bashkëpunimin e tyre me shërbimet sekrete dhe për ndjekjen e kundërshtarëve nga arsye ideologjike”, shkroi ndërmjet tjerash Dauti.

Comments