Daut Haradinaj flet për kandidatin për kryetar të Rahovecit

318

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se qytetarët e Rahovecit do ta kenë qeverisjen më të suksesshme me Smajl Latifin, i cili sipas tij në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit doli si më i votuari nga Komuna e Rahovecit.

“Smajlit dhe ekipës së tij, ju dëshiroj suksese dhe shpresoj që qeveria e ardhshme e Kosovës, do të kujdeset në mënyrë të veçantë për këtë komunë dhe qytetarët e saj që nihen për punën e tyre të palodhshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Comments