Daut Haradinaj – Ramiz Kelmendit: E ke harruar prejardhjen!
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, në të cilën ka thënë se duhet të bëhet shënjimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Haradinaj, në fjalimin e tij para deputetëve tha se Kelmendi, ka harruar nga e ka prejardhjen andaj edhe po bën thirrje për demarkim të kufirit.
“Dje e pash një deklaratë të zëvendëskryeministri Kelmendi për Demarkacionin, por ky po harron që prejardhja e tij është nga Rugova, është Kelmend i Rugovës”, tha Haradinaj./GazetaBlic.com/

