Daut Memishi emërohet drejtor në Byronë për Zhvillim Rajonal

324

Daut Memishi kuadër nga Lëvizja Besa, ish kandidatë për kryetarë komune në Tearcë dhe zëvendës drejtorë i NPK-së Tetova, është emruar drejtor në Byronë për Zhvillim Rajonal, shkruan Top24.
Memishi në një postim në profilin e tijë, ka njoftuar për takimin e tijë të parë si udhëheqës institucional me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami, ku është diskutuar rreth shumë projekteve në rajonin e pollogut.
Memishi poashtu ka falenderuar kryetarin e Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës Billall Kasami, për besimin e dhënë për të udhëhequr me këtë institucion.

Postimi plotë :
Të nderuar,
Nga dita e sotme, me knaqësi pranova detyrën si drejtor në Byronë për Zhvillim Rajonal. Falenderoj kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për besimin që më dha për të udhëhequr me këtë insitucion.
Gjithashtu, në takimin tim të parë si udhëheqës institucioni prita kryetarin e Tetovës, z.Bilall Kasami për të diskutuar rreth shumë projekteve në rajonin e Pollogut.
Na presin shumë punë. Na prift e mbara!

Comments