Daut Memishi kandidat i Lëvizjes BESA për Komunën e Tearcës ?

637

Paritë politike tashmë kanë nisur të publikojnë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të Tetorit. Info7.mk mëson se në Komunën e Tearcës kandidat më i mundshëm për kryetar nga lëvizja BESA është Daut Memishi.  Me profesion ekonomist dhe me një përvojë në fushën e biznesit dhe ekonomisë. Memishi për disa vite ka drejtuar degën e  partisë BESA në komunën e Tearcës dhe falë angazhimit të tij dhe strukturës ai ka arritur që të ngre këtë parti. Burimet tona i thanë Info7.mk,  se Daut Memishi do të jetë kandidat për kryetar dhe së shpejti pritet të ndodh zyrtarizmi i kandidaturës së tij. Kandidatura e tij më shumë favorizohet edhe për faktin se ai vjen nga Sllatina e cila ka numrin më të madh të votave në këtë rajon.

Comments