Dauti Komerc, fituese e çmimit për “Menaxhim etik” – OEMVP


Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me Trupin Koordinues për Përgjegjësinë Shoqërore dhe Konfederatën e Biznesit të Maqedonisë, ndërsa në bashkë-financim me Komisionin Evropian mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve shtetërore për praktikat me përgjegjësi shoqërore për vitin 2016, që është pjesë e projektit “Përgjegjësia shoqërore për të gjithë”.
Në konkurrencë prej kompanive më eminente në vend, çmimi nacional për “Menaxhim etik” iu nda kompanisë anëtare të OEMVP-së Dauti Komerc. Çmimet që kjo kompani ka marrë edhe në kategoritë tjera vitet e fundit tregon se përcaktimi i Dauti Komerc-it është që në vazhdimësi duhet investuar për të mirën e të gjithëve në vendin tonë, jo vetëm në fjalë, por konkretisht duke përshtatur të gjitha për nevojat reale të shoqërisë.
Qëllimi i çmimit është të promovojnë praktika pozitive të veprimit shoqëror përgjegjës dhe të japë inspirim për hyrje dhe avancim të mëtutjeshëm të përgjegjësisë shoqërore tek ndërmarrjet.
Këtë vit kanë konkuruar 38 projekte. Çmimi nacional ndahet për të nëntin vit me radhë, ndërsa gjatë periudhës së kaluar gjithsej 165 ndërmarrje nga Maqedonia paraqitën pothuajse 500 praktika me përgjegjësi shoqërore, me të cilat e treguan përkushtimin dhe kujdesin e tyre për shoqërinë dhe mjedisin jetësor.
Çmimi nacional ndahet në pesë kategori: komikimi me të punësuarit, menaxhimi etik, marrëdhëniet me tregun, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe investimi në komunitet. Një kompani mund të aplikon me vetëm një projekt në një kategori, ndërsa njëkohësisht mund të aplikon me më shumë projekte, nëse ato janë në kategori të ndryshme.
Të gjitha kompanitë që morrën shpërblime si liderë në përgjegjësinë shoqërore të ndërmarrjeve dëshmojnë kontributin e tyre në inovacione dhe angazhimin për arritjen e qëndrueshmërisë dhe shkëmbimin e përvojave më të mira