David Silva konfirmon largimin nga Man City sezonin e ardhshëm

311

Mesfushori spanjoll u bashkua me Cityn nga Valencia në vitin 2010 dhe fitoi katër tituj të Premierligës.

“Ky është sezoni i fundit. Dhjetë vjet janë të mjaftueshme për mua. Është koha e përkryer”, tha 33-vjeçari për Daily Mail, transmeton lajmi.net.

“Fillimisht ishim duke folur për dy vjet, por vendosa të nënshkruaja një tjetër, kështu që le të mbeten 10 vite karrierë te City”.

I pyetur se ku do ta vazhdojë karrierë, spanjolli tha se e dashura e tij do të vendos.

Megjithatë, Silva do donte ta mbyllte karrierën te Las Palmas – aty ku filloi gjithçka si fëmijë.

Comments