Deaktivizohen granatat e gjetura në autobusin me serbë

472
fresco

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, në një deklaratë për Arta TV, ka konfirmuar se është gjetur eksploziv, dy granata dore dhe dy detonatorë në autobusin e nisur nga Kragujevci për në Kosovë, dhe i cili u ndalua në pikën kufitare në Jarinje.

midle

Syla tha se ekipet e deminimit kanë bërë deaktivizimin e granatave.

Ai nuk ka mundur të konfirmojë se cili ka qenë destinacioni i këtij municioni, ndërsa ka theksuar se të ndaluarit, shoferi i autobusit dhe një person tjetër, vazhdojnë të mbesin në Polici.

Comments