Debat i ashpër mes deputeteve të LDK-së dhe Kurtit
Deputeti i VV-së, Albin Kurti i ka quajtur gjatë seancës së sotme disa prej deputetëve të LDK-së të shtypur.
Ky cilësim i Kurtit erdhi pasi deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa e përmendi edhe gazin lotsjellës dhe koktej molotovin e hedhur nga opozita ne seancat e sesionit të kaluar vjeshtor derisa po fliste pë sulmin e mbrëmshëm që ka ndodhur ndaj Kuvendit të Kosovës, derisa një pjesë tjetër e deputetëve të LDK-së konsideronin se pika 3 e deklaratës ishte jo në rregull ashtu siç e cilësonte edhe VV-ja.
“Këta janë më shumë deputetë të shtypur të LDK-së sesa deputetë të LDK-së, pra nuk është qëndrimi i Grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Mustafa e bëri përzgjedhjen e disa akteve të cilat i lidhi në fjalimin e tij”, u shpreh Kurti.
Kurti tha se gazi lotsjellës nuk është dhunë dhe se Zajednica dhe Demarkacioni janë dhunë. Por kësaj deklarate të Kurtit i është kundërpërgjigjur deputetet e LDK’së Vjosa Osmani dhe Melihate Termkolli.
Tërmkolli e cila tha se ajo ka pasur shpirt të lirë edhe s aka qenë Kosova e okupuar.
“Unë dua të them një fjalë që nuk do t’i pëlqej shumë Albinit por punë e madhe. Unë kam pas shpirt të lirë edhe kur Kosova ka qenë e okupuar dhe vazhdoj ta kem shpirtin e lirë”, tha Tërmkolli.