Debat i nxehtë në Parlament për vërshimet

159

Moebel THEMA

“Fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin kohë dhe vend. I falënderojë ushtarët, policët, kryqin e kuq, Komunat dhe gjithë atyre që po ndihmojnë. Shpresoj se ky do të jetë moment ku do të bashkohen qytetarët dhe politikanët. Në vend se të promovojmë ndarje, të ndihmojmë të gjithë së bashku,” tha deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski, raporton Portalb.

Ai potencoi se ndihma do t’u duhet qytetarëve edhe disa muaj. Ne do të vazhdojmë solidarizimin.

Pas këtij fjalimi ka reaguar deputetja Kunovska duke e cilësur patetike fjalimin e Milloshovskit.

“Është patetike të thirrni në solidarizim nga Kuvendi, këtu kërkohet llogari dhe përgjegjësi. Fajtor nuk mund të jetë natyra, fajtori është krimi dhe korrupsioni”, tha Kunovska.

Deputetja Sofija Kunovska ka kritikuar paraqitjen e zv/kryministrit Nikolla Todorov, raporton Portalb.

“Në vend se të jap llogari, tha se nuk është koha për llogari. Puna ime është që ta kontrollojë punën tuaj.  A keni parasysh ne çfarë rreziku po hyni duke i thirrur vullnetarët në atë vend, ku mund të rrezikohen nga epidemitë. Ata njerëz duhet të përfshihen në nje sistem. Nuk thatë asnjë fjalë për viktimat, të cilët, familjet e tyre 3 ditë nuk arritën t’i marrin nga Buteli”, tha Kunovska.

Sipas saj, fatkeqësia ishte pjesa e errët e Maqedonisë. Dëshmoi se institucionet janë karikatura.

“As që kishin idenë se çfarë duhet bërë, ishin të paralizuara. Policia dhe ushtria ishin dy ditë të paralizuara, derisa nuk morën urdhra nga Nikolla Gruevski”, deklaroi Kunovska, raporton Portalb.

Ajo rekomandoi që të bëhet Analizë dhe raport për arsyet për fatkeqësinë, sepse dikush duhet të mbajë llogari, për papërgjegjësinë institucionale.

Todorov vlerësoi se këto komente janë për poena politik.

“Nuk është e vërtetë se institucionet janë vonuar. Edhe policia edhe ushtria me kohë kanë vepruar. Këtë po e bëni vetëm të krijoni efekt politik. Duhet të përmbaheni në fakte”, porositi Todorov.

Duke u thirrur në mendimet e ekspertëve, zv/kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov ka arsyetuar neglizhencën e institucioneve kompetente para vërshimeve, raporton Portalb.

“Sipas ekspertëve ishte e paparashikueshme moti i ligë. Ishte katastrofë natyrore thoshin ata. Para fuqisë së natyrës nuk ka mbrojtje. Shteti me të gjitha forcat dhe organizatat vullnetare maksimalisht u munduan ta kthejnë vendin në normale. Gjatë këtyre ditëve isha dëshmitarë i vullnetarizmit të pashoq të funksionarëve shtetërorë që ndihmuan në terren. Disa po tentojnë të krijojnë ndarje te qytetarët, tash më së paku na ndahen ndarje, qofshin etnike apo partiake. Duhet të shpërndajmë solidaritet”, tha Todorov duke theksuar se vullnetarët po edhe institucionet po u ndihmojnë të gjithëve për pa dallime, fetare apo etnike.

Ai ka falënderuar të gjithë vullnetarët dhe është zotuar se do të jenë në shërbim të qytetarëve deri në momentin e fundit.

Nëse ujërat atmosferik do të shkonin nëpër kanal të magjistrales ashtu si duhet nuk do të kishim asnjë viktimë. Dikush duhet të marrë përgjegjësi penale, jo vetëm morale dhe politike. Kështu është shprehur nga foltorja e Kuvendit deputeti i LSDM-së Bllagoja Stojanovski, raporton Portalb.

Në Kuvend për momentin po vijon seanca e jashtëzakonshme për rajonet e përmbytura nga vërshimet.

“Të propozojmë masa konkrete. Urgjentisht, gjatë javës që vjen t’u jepet avans banorëve të prekur, që të fillojnë sanimin. Shuma të cilën e ka paraparë Qeveria është e ulët. Numri më i madh i kësaj ane ekziston nga bujqësia, duhet tu jepet ndihmë, në këtë aspekt. Pasojat do të ndjehen për një kohë të gjatë. Të mundohemi të ndajmë sa më shumë mjete financiare.Duheshe që nga e hana të kishte organizim më të mirëfilltë. Ne tek pas një jave po shohim njëfar organizimi. Duhet të mbajmë llogari që kjo të mos ndodhë të ardhmen”, tha mes tjerash Stojanovski.

Sipas tij, institucionet për menaxhim me kriza dhe mbrojtje civile janë vetëm në letër.

Comments