Debat kuvendor për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Komisionit për lustrim
Kuvendi i Maqedonisë në kuadër të seancës së 117-të e ka shqyrtuar Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërprerje të validitetit të ligjit për përcaktim të kushtit për kufizim të kryerjes për kufizim të kryerjes së funksionit publik, qasjes së dokumenteve dhe publikimit të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, me të cilin kërkohet ndërprerje e ekzistimit të Komisionit për verifikim të fakteve ose të të ashtuquajturit Komision për lustrim, edhe pse sipas ligjit ekzistues ai duhet të ketë mandat deri në kryerje të të gjitha procedurave, por, jo më shumë se dy vjet nga dita e fillimit të zbatimit të Ligjit.
Me ndryshimet, deputetët e opozitës kërkojnë që afati i ekzistimit të komisionit të zvigëlohet prej dy në një vit nga fillimi i zbatimit të Ligjit.
Debati rreth këtij propozim ligji vazhdon pas pushimit të rregullt të pasditës.