Debat Publik në Kumanovë: „Ndërtimi i Urave për të Ardhmen Evropiane të Maqedonisë së Veriut“

124

Instituti për Demokraci dhe Zhvillim – Pulsi i Demokracisë, në partneritet me Radio Jehona, organizoi me sukses debatin publik me temën:
„Building Bridges, Advancing the Dialogue for the European Future of North Macedonia“, një aktivitet i rëndësishëm për nxitjen e dialogut gjithëpërfshirës në rrugën drejt integrimit evropian të vendit, transmeton FaktiDitor.info.

Ngjarja u zhvillua në sallën e Komitetit Komunal në Kumanovë dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, të rinj, përfaqësues të mediave dhe qytetarë të shumtë të interesuar për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij, Prof. PhD Driton Maliqi theksoi rolin thelbësor të mediave në proceset demokratike dhe paralajmëroi për ndikimin negativ të algoritmeve të rrjeteve sociale, si dhe përhapjen e dezinformatave. Ai nënvizoi rëndësinë e edukimit medial dhe zhvillimit të mendimit kritik, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Ndërsa M-r Ardian Ramadani, Ambasador i Frankofonisë për Maqedoninë e Veriut, ofroi një perspektivë të gjerë mbi procesin e integrimit evropian, duke theksuar rolin dhe rëndësinë e Frankofonisë si urë lidhëse kulturore, gjuhësore dhe diplomatike ndërmjet vendeve.
Pas prezantimeve, të pranishmit u përfshinë në një diskutim interaktiv, ku ndanë ide, shqetësime dhe propozime konkrete për një të ardhme më demokratike, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për Maqedoninë e Veriut.

Ky debat është pjesë e projektit „Building Bridges: Enhancing Dialogue for Macedonia’s European Future“, i fokusuar në përmbushjen e kapitujve 10 dhe 23 të acquis communautaire, dhe financohet nga Bashkimi Evropian 🇪🇺.

Ky aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit më të gjerë MEDIA4EU, i zbatuar nga EUROTHINK – Qendra për Strategji Evropiane, ALDA dhe BIRC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Comments