DEBATI PARLAMENTAR, KUSH ËSHTË KUNDËR ZGJEDHJEVE TË 11 DHJETORIT?!

186
fresco

Image result for parlamenti maqedonise

midle

Deputetët e opozitës e lëshuam seancën parlamentare pasi nuk kaloi propozimi i tyre për heqjen nga rendi i ditës i pikave që kanë të bëjnë me emërimin e funksionarëve, me arsyetimin se nuk do të votojnë për punësime parazgjedhore të ushtarëve partiakë. Sugareski kërkoi që në vend të pikave të Komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe për emërimin e zëvendësve të avokatit popullor, të vihet në rend dite ratifikimi i marrëveshjeve për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor dhe të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor. Njëherazi Sugareski tha se, me vetë faktin se VMRO-DPMNE e kushtëzon shpërndarjen e Kuvendit me sjelljen e Buxhetit, kjo parti tregon se nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje.

“Dëshironi të ikni nga zgjedhjet. Propozimi i opozitës është i qartë, pa kurrfarë kushtëzimesh. VMRO-DPMNE dhe BDI e gënjejnë popullin se me mosmiratimin e buxhetit nuk do të ketë pensione, rroga dhe gjithçka tjetër”, u shpreh Goran Sugareski, nga LSDM.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së replikoi ndaj akuzave të Sugareskit duke thënë se askush nuk beson në përrallat e LSDM-së se partia qeverisëse nuk dëshiron të ketë zgjedhje.

“Dy vjet ju lusim të dilni në zgjedhje. Trilloni gjithfarë gjërash, trupa censuruez… vetëm që t’u ikni zgjedhjeve. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, menjëherë pas sjelljes së Buxhetit do të votojë për propozimin e opozitës për shpërndarje të Kuvendit dhe atëherë shkojmë në zgjedhje”, shtoi Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE.

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferi tha se BDI nuk dëshiron të marrë pjesë në siç thotë, shfaqjen e shkaktuar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM për lajkatimin e votuesve.

“Edhe njëri edhe tjetri bëni llogari pa hanxhiun. Nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinës janë katër partitë. As LSDM as VMRO-DPMNE nuk kanë të drejtë t’i gënjejnë qytetarët”, tha Talat Xhaferi, nga BDI.

Deputeti Pavle Trajanov përsëri kërkoi që në rend dite të vihen ndryshimet e Ligjit për Prokurorinë Publike Speciale për vazhdimin e afatit hetues dhe të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Por Kuvendi nuk e miratoi propozimin.

“Parlamenti nuk duhet ta pengojë punën e PPS ose ta pengojë drejtësinë… përkundrazi ai duhet të krijojë kushte që të mundet prokuroria të punojë me efikasitet”, tha Pavle Trajanov, nga LD.

Në seancën e sotme u emërua edhe ministri i ri pa portofol Bejxhan Iljaz, i cili vjen në vendin e bashkëpartiakut të tij Furkan Çako nga Partia Demokratike e Turqve. Përndryshe, nismat e LSDM-së dhe të Lidhjes Demokratike për shpërndarjen e Kuvendit, si pika të rendit ditor do të vihen në seancë më 17 tetor, kur edhe është caktuar diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2017.

Comments