Delawie i zhgënjyer me mos konstituimin e Kuvendit 13 minuta më herët ”Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejtë” Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i zhgënjyer lidhur me mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Delawie ka thënë se “ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore”. Ndryshe, me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së sot u shty seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci në vazhdimin e seancës së sotme tha se seanca do të vazhdojë nesër prej orës 10:00.