
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, pret që Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare të miratojë në lexim të parë Projektligjin për liritë fetare.
Sipas tij, ky projekligj lufton ekstremizmin dhe kërkon nga deputetët ta miratojnë atë.
“Projektligji për liritë fetare është i mirë për të gjitha besimet dhe sekularistët, lufton ekstremizmin. Është mirë për Kosovën dhe unë i kërkoj Kuvendit të miratojë këtë ligj!” ka shkruar Delawie në Twitter.
Kuvendi i Kosovës nga 13 projektligje që do të shqyrtohen për herë të parë, në krye të listës ka Shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë.

