Delawie pas takimit me Haradinajn: Kosova nuk ka kohë për të humbur

205

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, pas përfundimit të takimit me kryeministrin, Ramush Haradinajn ka thënë që Kosova nuk ka kohë për të humbur, njofton Klan Kosova.

Delawie ka theksuar se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tutje Kosovën.

“Sapo pata një takim me kryeministrin e ri dhe i theksova se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën si shtet Sovran, shumë etnik, demokratik e cila është e gatshmë të bëjë paqe me fqinjët e saj”.

“Prioritetet tona sa i përket politikës mbesin ato që kanë qenë gjatë viteve të kalura, kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhënieve dhe sigurisë rajonale.

Natyrisht që nuk ka kohë për të humbur, bota po ecë përpara dhe Kosova duhet të ecë përpara që të sigurojë që të marrë vendimet e rëndësishme për t`u siguruar se është në rrugëtimin euroatlantik”, është shprehur Delawie.

Comments