Delegacion i LSDM-së në takim me përfaqësues të NDI

180
fresco

midle

Image result for zoran zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetarja Radmilla Shekerinska dhe nënkryetari Damjan Mançevski sot kishte takim me Robert Benxhamin, drejtor rajonal i NDI-së në SHBA për Evropën dhe me Kris Henshou, drejtori i NDI-së për Maqedoninë.

“Në takim, siç kumtoi LSDM-ja, ka qenë vlerësimi i përbashkët se jehona e qytetarëve në zgjedhjet në Maqedoni ka qenë e madhe se qytetarët i kanë dhënë mbështetje konceptit që do t’u sjellë jetë më cilësore.

“Në zgjedhje mbështetje nga qytetarët mori koncepti për unitet, që hap shansë për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe perspektiva të vërteta për zhvillim të Maqedonisë. LSDM-ja fuqimisht është e përcaktuar ndaj shoqërisë korrekte për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët jetojnë në Republikë të Maqedonisë të lirë ekonomikisht stabile dhe unike. Shumica e qytetarëve në Maqedoni janë prononcuar për këto ndryshime, pres që të gjitha partitë, përveç VMRO-DPMNE-së, që ta respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe të mos formojnë Qeveri me Nikolla Gruevskin, koha e të cilit ka përfunduar”, ka thënë Zaev.

Në kumtesën e LSDM-së theksohet se Zaevi ka potencuar se përmes institucioeve të sistemit do të vërtetohet numri i saktë i mandateve të marra, që sipas dëshmive zyrtare tregon më shumë mandate të LSDM-së.

Comments