Delegacioni shtetëror për dialogun me Serbinë gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhjen e parë, e cila u kryesua nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.
Anëtarët e këtij ekipi kanë marrë vendim që deri më 15 janar të dorëzojnë në Kuvend platformën për dialogun
Pas mbledhjes së ekipit negociator për dialogun me Serbinë Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ai së bashku me kryetarin e partisë Nisma, Fatmir Limajn, do të kryesojnë me radhë takimet e ardhshme të këtij ekipi.
“Jemi dakorduar që bashkë me Limajn t’i udhëheqim takimet. Delegacioni duhet ta dorëzojë platformën dhe atë do ta prezantojnë më 15 janar. Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Mahir Yagcilar dhe Dukagjin Gorani do të punojnë në platformë”, ka thënë ai.
Ai ka shpalosur edhe vendimet të cilat janë marrë gjatë ditës së djeshme nga anëtarët e këtij ekipi sa i përket punës së tyre.
“Sot morëm disa vendime. U dakorduam që draftligjin ta procedojmë te Qeveria e Kosovës. Qeveria duhet ta procedojë në Kuvend këtë ligj. Brenda 30 ditëve ne duhet ta prezantojmë platformën për dialogun me Serbinë.
Kjo platformë i përcakton parimet për këtë delegacion dhe për dialogun me Serbinë. Platforma do t’i prezantohet Kuvendit të Kosovës. Ne diskutuam në lidhje me buxhetin fillestar, duke përfshirë këtu edhe takimet e para që do t’i bëjmë.

