Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media tha se PDK është fituese në nivel nacional, njofton Klan Kosova.
“Në 16 komuna, PDK është fituese, në shumicën e tyre prijmë me vota e në disa prej tyre jemi në balotazh. Jemi fitues në Prizren, Mitrovicë, dhe Ferizaj”.
“Presim rezultate edhe në Gjakovë, Gjilan, Suharekë dhe Podujevë. Qytetarët edhe njëherë vërtetuan se PDK është adresa kryesore për vendin”.