Delle Ali në gjendje të rëndë, rojet e sigurisë e dërgojnë me urgjencë në spitalin e Mykonosit [Foto]

390

Pushimet për yllin e futbollit anglez, Dele Alli nuk duket se po shkojnë në mënyrën më të mirë.

Futbollisti i Tottenham është parë në gjendje shqetësuese në pushimet që po kalon në ishullin grek, Mykonos.

 

 

23 vjeçari është parë duke u mbajtur para duarsh nga dy anëtarë sigurimi. Ka qenë e dashura e tij, Ruby Mae ajo që ka kërkuar ndihmën e sigurimit pasi që kishte parë se Alli nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk dihet ende se çfarë shqetësimi mund të ketë patur futbollisti anglez, por mediat thonë se një natë më parë ai kishte festuar ditëlindjen e Rubyt në një festë të “çmendur”./Indeksonline/

Comments