Demantohet lajmi për hapjen e kufinjve nga Ambasada e Gjermanisë

187

Ueb faqja e ambasadës së Gjermanisë në Shkup, ka publikuar përgënjeshtrim në lidhje me informacionet për viza pune që qarkullojnë në disa media në Maqedoni.

Pasi që gjatë ditës së djeshme dhe sot në një pjesë të mediave në vend kanë publikuar informacione se fillon ligj i ri për punësim, sipas të cilit të gjithë qytetarët nga shtetet e ish-Jugosllavisë do të mund tëë punësohen nën kuhste të njejta si shtetasit e BE-së, u deklarua edhe ambasada gjermane, duke e prgënjeshtruar këtë informacion.

Në ueb faqen e ambasadës gjermane shkruan: “Informacionet, se nga 01.01.2018 do të hyjë në fuqi ligj i ri, i cili do të mundësojë që personat të cilët nuk janë shtetas të BE-së të mund të punësohen nën kushte të njejta me shtetasit e BE-së, nuk janë të sakta. Ju lutemi të informoheni në ueb faqen e Ambasadës në: Kushtet dhe koha e pritjes për dhënien e vizave për punë”

Comments