Demarkacioni përplas Xhavit Halitin dhe Ali Lajçin

352

Gjatë raportimit të raportit së Komisionit Shtetëror ka patur edhe përplasje, ku Ali Lajci i AAK-së ka kërkuar t`i jepet fjala edhe pse nuk ishte e paraparë të fliste në ato momente.

Moderatori i debatit, Xhavit Haliti e ndërpreu Lajçin duke krijuar edhe një përplasje të shkurtër verbale.

Haliti i bëri të ditur Lajçit se do t’ia japë fjalën pas mbarimit të fjalës së Shpejtim Bolliqit të LDK’së, i cili e ka iniciuar këtë debat .
Bulliqi po vazhdon fjalim e tij, duke paraqitur argumente rreth kundërshtimit të tij, lidhur me marrëveshjen e nënshkruar një vit më parë për shënimin e vijës kufitare me Malin e ZI.

Comments