Pak pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për hapin e madh. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama e cilësoi këtë hap një votë të vonuar por kuptimplote për Kosovën.
Po ashtu ai i sugjeroi BE që t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të saj, atë të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas një seance maratonë, Kuvendi i Kosovës arriti të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.
Super🇽🇰Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në…
Posted by Edi Rama on Mittwoch, 21. März 2018