DËME TË SHUMTA NGA VËRSHIMET NË GJAKOVË

Familja Ahmeti nga Ponosheci i Gjakovës është njëra nga shumë familje të Rekës së Keqe që janë larguar nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve të fundit në këtë zonë. Dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve janë të konsiderueshme. Përveç dëmeve brenda shtëpisë, familjes Ahmeti i janë mbytur krejtësisht edhe 80 –të koshere bletësh.
Edhe familja Markaj nga Beci është dëmtuar nga reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit.
Si pasojë e vërshimeve të mëdha në rajonin e Rekës së Keqe, ndërkaq janë dëmtuar dy ura .Ura në fshatin Shishman dhe Ura e Musë Imerit që lidhë krejt fshatrat e Rekës me qytetin në njërën anë dhe Malësinë e Gjakovës në anën tjetër , gjatë ditës kanë qenë të pakalueshme për disa orë. Ato seriozisht , rrezikojnë të shemben .
E për të parë nga afër gjendjen e krijuar ,ka dalë edhe e para e komunës, Mimoza Kusari Lila. Ajo ka kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës për të sanuar dëmet e shkaktuara nga moti i ligë .
Sipas informacioneve nga tereni gjendje e njëjtë paraqitet edhe në komunat e Dukagjinit , ku janë evidentuar dëme të konsiderueshme materiale.(RTK)

