Demokratët në SHBA në ‘luftë civile’ pas humbjes së Hillary Clinton

197

Demokratët në SHBA në ‘luftë civile’ pas humbjes së Hillary Clinton

Humbja e Hillary Clinton përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, ka bërë që brenda Demokratëve të nisë ‘lufta civile’.

Triumfi i republikanëve i shpartalloi duke bërë që brenda Partisë Demokratike të nisin pakënaqësitë.

Verën e kaluar, Ëikileaks publikoi emaile se si anëtarë të lartë të Komitetit Kombëtar Demokratik punonin në mënyrë aktive për të ndihmuar Hillary Clinton që të dilte në krye të fushatës, duke sabotuar fushatën e senatorit Bernie Sanders.

Progresistët mendojnë se demokratët kanë lejuar interesat e korporatave të ndikojnë agjendën e saj politike për shumë kohë të gjatë, duke shkaktuar humbjen e madhe përballë Donald Trump. Tani debati brenda kësaj partie është se cili do të jetë kryetari i radhës.

Comments