DEMOLOHET SHTËPIA E ALFABETIT NË MANASTIR (FOTO)

232
fresco
midle

22 nëntori ose Dita e Alfabetit në Manastir festohet ndryshe nga ajo që paraparë. Shtëpia e Alfabetit është demoluar nga disa persona ende të panjohur njoftojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Manastiri. Në derën e thyer është lënë një porosi në të cilën shkruhet “Vdekje për shqiptarët”.

Ndryshe për sot është paralajmëruar të mbahet manifestimi për shënimin e 22 nëntorit ose Ditës së Alfabetit.

Ndërkaq faktet thonë se kjo nuk është hera e parë që sulmohet shtëpia e Alfabetit, pasi që për vite me radhë ka qenë caku i sulmeve nga grupacione të panjohura deri më tani.

Nga SPB Manastir thonë se janë të njoftuar me rastin dhe po punohet në zbardhje të plotë të rastit.15203321_1442737425754000_7528343999245746718_n-480x853

Comments