Dëmtimi i figurës së Nënë Terezës, ASh: Akt tendencioz, të gjenden autorët

286
fresco

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj dëmtimit të djeshëm të figurës së Nënë Terezës….

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj dëmtimit të djeshëm të figurës së Nënë Terezës në muralen në sheshin Skënderbeu të Shkupit.

“Akti i turpshëm i baltosjes së figurës së Nënë Terezës në muralin me figura të historisë shqiptare në sheshin Skënderbeu nga persona të paidentifikuar, paraqet goditje të rëndë ndaj një personaliteti të shquar të humanizmit botëror siç është nobelistja shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza. Ky akt tendencioz dhe i qëllimshëm, aq më tepër në një shesh që frekuentohet nga shqiptarë, hap dilemën se Nënë Tereza po trajtohet njëjtë si andej vardarit ku vandalistët maqedonas shpeshherë i kanë thyer pllakën përkujtimore në vendin ku ndodhej shtëpia e saj. Aleanca për shqiptarët bën thirrje tek organet e rendit që sa më parë të zbulohen autorët dhe porositësit e këtij akti të papranueshëm dhe të marrin dënimin e merituar”,- thuhet në kumtesë.

Comments