Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka treguar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të dëmtimit të objekteve qeveritare.
Në rrugën “Fazli Grajqevci”, në Prishtinë, më 05.09.2017 në orën 14:17, raportohet se një person i panjohur ka hedhur një guri dhe ka dëmtuar një xham në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Njësitet policore në vend të ngjarjes kanë mbledhur dëshmitë relevante dhe janë duke hetuar rastin.
Ndërsa në sheshin “Nëna Terezë”, Prishtinë, më 04.09.2017 në orën 23:52, ankuesi mashkull, shqiptar i Kosovës, ka raportuar se disa persona të panjohur, me sprej kanë bërë një mbishkrim në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës.
Rasti është duke u hetuar.