Dëmtohet përmendorja e dëshmorit të kombit Ismet Bajrami në Brezë

391
fresco

midle

Persona të panjohur kanë dëmtuar përmendoren e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ismet Bajrami në fshatin Brezë të malësisë së Karadakut të Shkupit, njoftoi televizioni Shenja.

Nga ajo që mund të vërehet nga fotografitë, përmendorja është e dëmtuar nga një breshëri plumbash, e që nuk janë  të rastësishme, por qartë mund të vërehet se ato janë shkaktuar nga gjuajtje të qëllimshme.

Përmendorja përbëhet nga emblema e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe nga një mbishkrim ku është shënuar data e lindjes dhe vdekjes së dëshmorit Ismet Bajrami. Ajo është qëlluar me të paktën 8 plumba.

Mbetet që institucionet të marrin masat e duhura për zbardhjen e rastit, i cili ka shkaktuar revoltë tek qytetarët.

Comments