Dënimet e UEFA-s ndër vite, Skënderbeu ka precedentin më të rëndë. Ja kush e ka pësuar më keq

524
fresco

Fakt është se UEFA ka marrë masa pezullimi me afate të ndryshme për skuadra që janë përfshirë në manipulime ndeshjesh.
Ka vepruar me dorë të hekurt në dekadën e fundit, me qëllim minimizimin e fenomenit të trukimeve në disa vende të Europës. Shembulli më tipik është ai i klubit maqedonas, Pobeda, që për dy ndeshje në Kupat e Europës, që u hetuan dhe u gjetën fakte se ishin trukuar, pati një dënim prej 8 vitesh.

Fakt është se UEFA ka marrë masa pezullimi me afate të ndryshme për skuadra që janë përfshirë në manipulime ndeshjesh. Duke qenë se nga raporti i dy inspektorëve të Disiplinës dhe Etikës për Skënderbeun u kërkua një dënim ekzemplar prej 10 vitesh dhe 1 milion euro gjobë, bie në sy se në të kaluarën askush nuk ka pasur një precedent të tillë (gjithnjë nëse UEFA miraton kërkesën e inspektorëve belg dhe spanjoll).

Pjesa më e madhe e dënimeve kanë ardhur pas hetimeve të organeve policore të shteteve përkatëse, ndërsa shembulli më i rëndë deri më tani është pa diskutim klubi maqedonas, Pobeda.

Por, UEFA është treguar e ashpër edhe me klubet turke, duke mos toleruar as emra të mëdhenj si Fenerbahçe dhe Beshiktash. Të dyja këto klube kanë pushuar nga një vit në Kupat e Europës, për shkak se janë përfshirë në ndeshje të fiksuara, ashtu si edhe Eskisehirspor dhe Sivaspor.

Edhe klube në Greqi, Ukrainë e Çeki janë pezulluar sistematikisht, ndërsa futbollistët që kanë marrë dënime përjetë janë: maltezi Kevin Samut, armenët Andranik Arsenyan e Hovhannes Avagyan dhe hungarezi Vukashin Poleksi. Ndërsa gjyqtarët Novo Paniç (boshnjak), Andranik Arsenyan (armen) dhe Oleg Oriekhov (ukrainas) janë përfshirë në manipulime dhe janë dënuar përjetë.

Comments