Çiklisti francez Cyril Fontayne është dënuar me 60 orë punë të detyruar në komunitet për shkak se mashtronte duke garuar me një biçikletë, ku ishte montuar edhe një motor i vogël, që i jepte shpejtësi gjatë garave.
Pasi u kuptua ky mashtrim, gjatë garave të çiklo-krosit, në garën e Zolder (në vitin 2016), çiklisti 43-vjeçar mori një dënim ekzemplar nga gjykata.
Ky është rasti i parë i mashtrimit teknologjik në çiklizëm që kapet dhe merret një vendim nga gjykata e Periguex.
Përveç punës së detyruar, çiklistit duhet të paguajë një shumë prej 88 eurosh skuadrës së Creon d’Armadna, dhe një gjobë ende të pacaktuar karshi Federatës Franceze të Çiklizimit.
Në garën e zhvilluar Zolder, çiklisti Fontayne u tërhoq 4 xhiro nga fundi për shkak se bëri ‘hile’. Ai ishte nën vëzhgim prej disa javësh për shkak të rezultateve të tij dhe në mbyllje të garës u ndalua nga policia, që i sekuestroi edhe biçikletën. Ai është pezulluar edhe 5 vjet nga garat për mashtrim.


