Dënoni gjithë abuzuesit e 25 viteve të fundit pa përjashtim


Ata që kanë abuzuar me postet, me pushtetin, funksionet të shqyrtohen që prej pavarësisë së Maqedonisë e këndej.Mund të ketë fajtorë të fundit , por nuk janë vetëm ata.Ka shumë.Disa që sot shiten si opinionistë, e analistë, disa që kanë zaptuar ekranet dhe flasin për pandershmëri, të shikohet pikë për pikë edhe veprimtaria e tyre.Të shikohet poashtu pasuria e tyre, si erdhi, në cformë.Neve na duhet një fillim i ri, por më parë duhet shoshitur në sitën e madhe të të bëmave të gjithë pa përjashtim në 25 vitet e fundit.Na shkaterruan jeten tone.Na vune para aktit te kryer.Eshte momenti per t’i ndeshkuar.Mjafte me! Nuk mundemi me tej.Vetem ata jane te zyrtarizuar ne kete shtet.Te tjerat jo.Shihni ku buron pasuria e tyre, ku kane ndertuar jahte diku a hotele.Shihni bizneset e tyre.Shihni cfare jete bejne.Shihni si jetojne femijet e tyre dhe ku shkollohen.
Nuk do të doja të futeshin në burg.Do të doja t’u merret pasuria deri në qindarkën e fundit që të mund të shohin se si zvarriten ditët e rënda të varfërisë dhe skamjes.Kur do t’i kesh mposhtur dhe ti bësh të shijojnë këtë jetë të vështirë duke i zbritur nga mrekullitë e jetës së luksit , në humnerat e varfërisë ekstreme, atëherë është mirë të shohësh reagimin e tyre.Sepse burgu për t’a është një stacion i përshtatshëm.Ata ambientohen aty për mrekulli dhe ditët u kalojnë atje po për mrekulli.