
Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet punën e ambasadorit Jess Bailey- këtë e ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner në pyetjen e Zërit të Amerikës në gjuhën maqedonase, pas spekulimeve në disa media se ambasada në Shkup nuk flet në emër të administratësse SHBA-ve transmeton Faktiditor.ch.
Toner u shpreh se është mjaft e qartë se nuk ka ndryshim në politikën amerikane ndaj Maqedonisë.
“Politika e SHBA-ve në Maqedoni është të mbështesë integrimin euro-atlantik të vendit dhe reformat e nevojshme për të përparuar drejt këtij qëllimi. Ajo përfshin mbështetje për reforma demokratike, sundimin e ligjit dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos “, tha Toner.
Ai konfirmoi udhëzimet për ambasadorin Bailey dhe ekipin e tij për “të punuar në partneritet me autoritetet lokale dhe shoqërisë civile për të promovuar politikat dhe objektivat e Shteteve të Bashkuara- SHBAve.” Ai shtoi se Departamenti i Shtetit ka besim të plotë në ambasadorin Bejli në Maqedoni. Toner tha se Shtetet e Bashkuara, si miqtë e Maqedonisë inkurajojnë fuqimisht të gjitha palët që të respektojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe detyrimet ndërkombëtare ndaj Maqedonisë. “Ne duam të shohim një Maqedoni të fortë në rrugën drejt familjes euroatlantike”, tha Mark Toner./Faktiditor.ch/


