Deponia në Rusino, 7.8 milion euro ndihmë zvicerane për projektin

280
fresco

Deri në vitin 2020, pritet të përfundojë më në fund projekti për adaptimin e deponise Rusion…

Deri në vitin 2020, pritet të përfundojë më në fund projekti për adaptimin e deponise Rusion në deponi regjionale që do tu shërbejë 9 komunave të Pollogut. Kjo do ti jepte fund edhe problemit që tashmë një dekadë ka rajoni i Pollogut me deponitë e egra. Qeveria zvicerane ka ndarë 7.8 milion franga për këtë projekt.

“Faza e parë do të filloj me studimin e fizibilitetit dhe faza e dytë implementimi I projektit për përmisimin e situatës për mbetjet në këtë rajon. Mendojë se realizimi I projekti është I mirë jo vetëm për pastrimin e ajrit dhe ndotjes por edhe për përmisimin e kushteve të qytetarëve të këtij rajoni, dhe shpresoj se ky projekt do të realizohet me sukses”, tha Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës.

Kryetarët e komunave të Pollogut, janë të lumtur që më në fund po zgjidhet problemi që shqetëson jo vetëm banorët e zonës por është kthyer në ollë sherri edhe për autoritetet komunale.

“Regjioni I vetëm që sipasë studimeve që I kanë bërë është deponia Rusino që I plotëson kushtet si deponi regjionale”, tha Arben Taravari kryetar i Komunës së Gostivarit.

“Faza e parë nënkupton studimin e fizibilitetit për sa I përket trajtimit të mbetjeve dhe masave afatshkurta veçanërisht linjat e drenazhet që dalin nga ujërave të zeza që dalin nga deponia dhe ju shkaktojnë dëmë problem qytetarëve të cilët e kanë bërë kërkesë deri tek rajoni”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Nga Ministria e ambienti jetësorë thonë se po punohet në gjetjen e një zgjidhje për gjitha deponit e në nivel shteti.

Comments