“Dept Q” rikthehet me sezonin e dytë në Netflix

Pas muajsh pritjeje, është konfirmuar se seriali “Dept Q” do të rikthehet me sezonin e dytë.
Projekti i Netflix-it, i vendosur në Skoci, pati sukses të madh duke kaluar gjashtë javë në top 10 global të platformës dhe duke marrë reagime nga shikuesit.
Në sezonin e ri, i cili do të xhirohet sërish në Edinburg, aktori Matthew Goode do të rikthehet në rolin e detektivit Carl Morck, së bashku me ekipin e tij: Alexej Manvelov, Leah Byrne (Rose) dhe Jamie Sives (Hardy).

Sezoni i parë përqendrohej tek hetimi i çështjeve të pazgjidhura, mes tyre edhe zhdukja e prokurores Merritt Lingard (Chloe Pirrie).
Seriali është bazuar në romanet skandinave të Jussi Adler-Olsen, të cilat regjisori dhe skenaristi Scott Frank i kishte mbajtur të papërdorura për mbi 15 vite.