Deputetët e LDK’së përplasen në Kuvend për Demarkacionin (Video)

207
fresco

midle
ldk

Derisa po presin që të rinisë seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të duhej të miratohej në leximi të dytë Projektligji për Trepçën, deputetët e LDK-së po e shfrytëzojnë për të diskutuar për demarkacionin.

Madje me tensione me njëri tjetrin.

Shpejtim Bulliqi, deputeti më i zëshëm nga radhët e pozitës për mënyrën se si është demarkuar kufiri i Kosovës me Malin e Zi ka polemizuar ashpër me deputetin nga partia e tij, Naser Osmani.

Në një moment ai është dëgjuar teksa i thotë Osmanit “mos ma ngrit zanin”.

Edhe deputeti Arben Gashi është dëgjuar të thotë se “marrëveshja me Maline Zi duhet rishikuar”. Edhe disa deputetë të tjerë të mbledhur aty po e përkrahin këtë qëndrim.

Këto momente janë kapur nga gazetari i Kohës Ditore, që po përcjell seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Comments