Deputeti Fadil Zendeli në Sllatinë ,takim me strukturën e Lëvizjes Besa-Foto

333

Në vigjilie të fushatës për zgjedhjet lokale që mbahen muajin e ardhshëm, struktura të ndryshe partiake vizitojnë zona të ndryshme në takime me mbështetësit e tyre.

Deputeti aktual Fadil Zendeli, ish-sekretari i Komunës së Gostivarit Naxhi Xhelili dhe ish-udhëheqësi i Ndërmarjes Publike Kurtish Salija bashkë me përfaqësues tjerë nga Tetova kanë qëndruar të premten në mbrëmje në Sllatinë me strukturat e Lëvizjes Besa .Ata kanë patur një takim me bartësin e listës së kësaj Lëvizjeje në Komunën e Tearcës Amet Imeri.Ky i fundit tha për Faktiditor.ch se ky ishte një takim vërtetë i ngrohtë dhe vëllazëror që na nderoi shumë. “Të tre ishin pjesë e strukturave komunale në Gostivar dhe ekipit fitues në zgjedhjet lokale të vitit 2009 dhe 2013. Shkëmbyem ide për mënyrën e mbarëvajtjes së fushatës, si të kuptohet më drejt e më mirë nijeti jonë i pastër për të përmirësuar gjendjen në Komunën e Tearcës dhe si të krijojmë sa më shumë bashkëudhëtarë në rrugën tonë drejt këtij qëllimi fisnik. Mbështetja dhe përvoja e tyre do të jetë një shtytje e rëndësishme për ne, andaj i falënderoj nga zemra” u shpreh Imeri.
Ndryshe Lëvizja Besa do të garojë në zgjedhjet e Komunës së Tearcës me kandidatin për kryetar komune Amir Elezin që vjen nga Nerashti./Faktiditor.ch/.

Comments