Deputeti i BDI-së: Të ndajmë nga një pagë mujore për vendet e vërshuara
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Maqedonisë për vërshimet e gjashtë gushtit janë përfshirë edhe deputetët e BDI-së.
Deputeti nga radhët e BDI, Xhevat Ademi ka vlerësuar se ka vend për analizë, për përgjegjësi se pse dështuan institucionet në paralajmërim.
“Më mirë lopatë për secilin deputet se sa 10 minuta fjalim nga foltorja e Kuvendit. Të ndajmë nga një pagë mujore të deputetëve për vendet e vërshuara”. Institucionet po punojnë, po punojnë edhe qytetarët, ne çfarë po bëjmë. Ata nuk mund të na përcjellin. Propaganda në këtë seancë është zero”, ka thënë në kuvend, Ademi.