Deputeti i partisë opozitare greke, Kumucakos: Qeveria greke nuk ka pozicion të vetëm për çështjen për emrin

233

Deputeti i partisë opozitare greke Demokracia e Re i obliguar për politikë të jashtme Jorgos Kumucakos sërish e sulmoi qeverinë greke për atë se nuk ka pozicion të përbashkët dhe të vetëm për çështjen për emrin. Kumucakos në një intervistë për agjencinë shtetërore APE-MPE deklaroi se, për dallim nga partnerët qeveritarë, partia e tij ka qëndrim të qartë për emrin, ai nga Bukureshti nga viti 2008.

“Çështja kyçe është se çfarë pozicioni do të marrë qeveria, e cila mban edhe “përgjegjësi, thotë Kumucakos për çështjen për emrin, me ç’rast shtoi se qeveria aktuale në Greqi është ndarë në tre pjesë për këtë, siç tha, “çështje të rëndësishme”.

“Nga njëra anë, sipas Kumucakos, janë ministri i Financave Cakalotos, ministri i Arsimir Gavroglu, këshilltari i kryeministrit Karanikas, ish-ministrja Hristodulopulu, me qëndrim tjetër është shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias, ndërsa krejt të tretë ka ministri i Mbrojtjes dhe partner i Koalcionit Panos Kamenos, i cili nuk e fsheh pozitën e tij se është kundër termit Maqedoni të jetë i përfshirë në emrin në vendin fqinj”, sqaron Kumucakos.

“Nga njëra anë, funksionarë të lartë qeveritarë në vitin 2008, pak para betejës nacionale në Bukuresht nënshkruan tekst në të cilin e mbështesin emrin ‘Maqedoni’. Thanë se nuk ekziston kurrfarë ‘interesi nacional’ që do të rrezikohej, nëse vendit fqinj i jepet mundësi ta mbajë emrin kushtetues. Atëherë, natyrisht, folën për ‘integrim të drejtpërdrejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO’. Nga ana tjetër, Koxias e ka përvetësuar pozicionin për emrin e përbërë me përcaktim gjeografik para fjalës Maqedoni, i cili do të vlejë për të gjithë (egra omnes), për çdo përdorim edhe të brendshëm edhe të jashtëm. Kamenos dhe deputetët e tij, ndërkaq, kanë pozita të ndryshme”, sqaron Kumucakos në intervistën për agjencinë shtetërore greke të lajmeve.

Ai e potencoi nevojën që Qeveria greke të ndërtojë pozitë të vetme, e cila do ta mbështesë tërë shumicën qeveritare.

“Vendi nuk mund të negociojë me synime të paqarta”, potencoi Kumucakos.

Në periudhën e fundit, ky anëtar i shquar i partisë opozitare Demokracia e Re, në mënyrë gjithnjë e më të zëshme dhe më intensifikuese ka komentuar se Greqia nuk mund të hyjë në negociata me ministër të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes me pozicione diametralisht të kundërta në kontestin me emrin.

Comments