Deputeti përplas për vdekje qytetarin
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi në orën 04.51 të mengjesit ka përplasur për vdekje një qytetar. Pas vetëdorëzimit në Komisariatin nr.2 të Tiranës të deputetit Aqif Rakipi për aksidentin me vdekje që shkaktoi në autostradën Tiranë – Durrës, dalin detaje të reja se si ka ndodhur aksidenti. Policia sqaron se ka qenë faji i viktimës se ia ka prerë rrugën makinës së deputetit. Policia që ka nisur hetimin, deklaroi se Rakipi nuk rezultonte të kishte pirë alkol. Aksidenti ndodhi në orën 4:41 minuta, ndërkohë që Rakipi në 4:51 minuta ishte dorëzuar vetë në Komisariatin nr.2 me gjithë makinën e tij të dëmtuar nga përplasja në pjesën e përparme ku ka deklaruar qartë se kishte përplasur një person në autostradë.