Deputeti shqipëtar që fiton 67 mijë euro në vit, ja sa punë bënë
Gazeta “Zëri” ka ngritur disa akuza ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj. Ndërkohë që ai bën 5 punë, shumë qytetarë akademikë me grada të larta janë të papunë.
Në formularët e deklarimit të pasurisë Beqaj ka thënë se përveç punës si deputet punon si konsulent në fushën e edukimit “Kolegji Cambridge” në Pejë. Gjithashtu ai ka thënë se është Profesor i Asociuar në Universitetin e Prishtinës, gjithashtu edhe në Universitetin e Pejës dhe në kolegjin AAB.
“Deputeti Beqaj ka deklaruar se vetë ai për punën që bën brenda një viti merr jo më pak se 67 mijë euro. Po ashtu ai ka deklaruar se të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij janë 26 mijë euro, ndërsa të babait të tij janë 20 mijë euro. Gjithashtu Beqaj ka thënë se në llogarinë e tij bankare ka rreth 200 mijë euro”.