Deputeti Zekiri: LSDM dhe shqiptarët nuk janë fajtor për humbjen e BESËS

308
fresco

LSDM nuk është fajtor që BESA nuk arriti ta fitojë BDI-në as në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar dhe as tani, kur nuk arritët të fitoni në rrethin e parë, dhe me gjasë nuk do fitoni as të dielën. Kështu në emisionin “Click Plus” në TV21, deputeti i LSDM-së, Muhamet Zeqiri, sipas të cilit, LSDM dhe shqiptarët nuk kanë faj që, për shkak të kapriçove të BESËS dhe LR-PDSH-së që nuk u bashkuan, fitoi BDI.

“Derën e hapur për futje në Qeveri e pati edhe BESA, por refuzuan. Për këtë BESA po e paguan çmimin dhe do humbin edhe më tej. Asnjë komunë nuk do ta fitojnë”, tha Zeqiri, duke shtuar se koalicioni LSDM-BDI është më transparenti deri më tani. shkruan Aktuale, transmeton /ilirianews.mk/

Comments