Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar të gjithë të pranishmit në sallën e Kuvendit të Kosovës, se njëra prej deputeteve është dërguar për në spital, pasi ka arritur në seancë.
Bëhet fjalë për deputeten Mexhide Topalli gjendja shëndetësore e së cilës nuk ka qenë e mirë.
Në ndërkohet seanca ka vazhduar ndërsa të pranishëm nuk ishin opozita.
Kjo seancë e qeverisë është thirrur një orë më herët se seanca e opozitës, ku pritej të miratohet një rezolutë që ia ndalon Thaçit të diskutojë për territorin në dialogun e Brukselit.