Deputetja ushqen me gji foshnjen duke folur në parlament



Një deputete e parlamentit islandez ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik vendas dhe të huaj, me një gjest të veçantë të sajin.
Ajo ishte duke ushqyer foshnjën e saj me gji, ndërsa i erdhi radha për të folur.
Ajo nuk ka dashur t’ia ndërpresëgjirin vajzës së saj 6-javëshe dhe doli në podium për të folur së bashku me të, duke sqaruar dhe arsyet e gjestit të saj.
“Nuk do isha ndjerë mirë nëse do t’ia ndërprisja gjirin për të folur, këtu bëhet fjalë për gjënë më natyrore në botë”, ka thënë deputetja islandeze.