“DER STANDARD”: “JO” për Shkupin do të thotë devijim drejt lindjes

305

Në tekstin me titull “Jo” për Shkupin, do të ishte fund i zgjerimit të BE-së”, autori Adelajd Vellfll në gazetën austriake “Standard” shkruan për mundësinë që Maqedonia e Veriut gjatë verës megjithatë të merr datë për fillim të negociatave me BE-në, edhe pse për faktin që Bundestagu gjerman nuk e ka diskutuar këtë temë, është zhgënjim për Shkupin. Në tekst thuhet se vendimin në fakt duhej ta merrte Këshilli i Evropës, më 18 qershor, por për shkak të qëndrimit gjerman duket si e pamundur dhe vendi mbetet të pret para dyerve të BE-së. Në tekst nënvizohet se, nëse Maqedonia e Veriut nuk merr datë për negociata me BE-në këtë verë, kërcënohet dështim i modelit të vetëm pozitiv dhe evropian të Ballkanit deri më tani.

“Përgjegjësi për këtë bartin në CDU dhe CSU, të cilët nuk deshën që Maqedonisë së Veriut t’i japin dritë jeshile. Edhe në Francë, Holandë dhe Danimarkë kanë rezerva, në fakt jo për shkak të Maqedonisë së Veriut, por për shkak të Shqipërisë, e cila këtë verë edhe ashtu nuk ka asnjë shans që të hap kapitull. Gjermania dhe Franca në këtë mënyrë veprojnë në kundërshtim me politikën e treguar të BE-së për Ballkanin për shpërblim të atyre që shkojnë në drejtim të duhur. Përveç kësaj Komisioni Evropian tetë herë ka rekomanduar fillim të negociatave me Shkupin. Vendi ka status të kandidatit që në vitin 2005″.

Në tekst thuhet më tej se asnjë vend tjetër ballkanik nuk ka hyrë në kaq shumë rreziqe dhe nuk ka arritur kaq shumë, duke nënvizuar se nëse për shkak të qëndrimit të Berlinit dhe Parisit, megjithatë nuk vijon shpërblim për Shkupin, kjo do të ketë ndikime të gjera për Ballkanin dhe për besueshmërinë e politikës së BE-së. Në këtë shkrim citohet deklarata e Zaevit ku ka paralajmëruar se BE mund të mbështesë “opsionin e avancuar pro-evropian” ose “radikal, nacionalist dhe pro-rus”. Edhe udhëheqësi I qendrës për studime Evropiane Juglindore në Universitetin e Grazit, Florian Biber, sheh pasoja fatale nëse nuk jepet dritë jeshile.

“Kjo do ta fuste qeverinë në Shkup në një krizë të madhe, ndërsa opozitës e cila tashmë argumenton se ndryshimi I emrit ka qenë veprim i padëshiruar në BE pa një kundërpeshë, do t’i japë një nxitje. Përveç kësaj të ardhmen pushtetarëve në Ballkan do t’u duket më mirë që të mbajnë pushtetin me mjete populiste dhe autoritare, kur tashmë përpjekjet reformatore, që nuk janë të preferuara dhe plot me rreziqe, nuk shpërblehen dhe nuk shpaguhen. De fakto, ky është një plumb vdekjeprurës për zgjerimin e BE-së. Dhe pa reformën perspektiva e BE-së, do të ketë më shumë populizëm, autoritetet do t’u drejtohen partnerëve të tjerë përveç BE-së, për shembull Rusisë”.

Gazeta Standard shruan më tej se diplomatët e BE-së mundohen që të pengojnë skenare të tilla dhe megjithatë të mundësojnë që vendimi për Maqedoninë e Veriut të merret që në këtë verë.

/SHENJA/

Comments